Teuta do të ribëhet, Markoviç ndër të paktët që do tëkonfirmohen

Teuta pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme sezonin e ardhshëm, teksa do të ketë largime dhe afrime, duke synuar të ndërtohet një ekip konkurrues për pozitat e larta në tabelën e klasifikimit. Presidenti Edmond Hasanbelliu dhe bashkëpunëtorët e tij po mendojnë për lëvizjet në merkaton e verës, teksa kanë ardhur lëvizjet e para në dalje, me sulmuesit Artur Magani dhe Andi Ribaj që nuk do të jenë më pjesë e Teutës në vijim. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe Blerim Kotobelli, i cili ka disa oferta të rëndësishme dhe pas tre vitesh në Durrës pritet të nisë një eksperiencë të re. Shkëndija e Tetovës dhe Partizani janë klubet që janë përmendur si pistat kryesore për mbrojtësin e majtë, por ende nuk ka një konkretizim të bisedimeve. Veç largimeve, klubi do tentojë të bëjë edhe përforcime të rëndësishme, teksa në sulm do kërkohet të gjendet një lojtar goli, ai i cili i ka munguar Teutës këtë sezon. Këtë e thonë edhe shifrat, pasi durrsakët kanë shënuar 27 gola në 36, mesatarisht më pak se një gol për ndeshje. Shënuesi më i mirë i skuadrës së Maganit doli një mesfushor, lojtari që shënoi edhe golin e fundit këtë sezon, pikërisht Arbër Çyrbja, i cili realizoi golin e barazimit të përkohshëm me Laçin të shtunën. Çyrbja e mbylli sezonin me 5 gola të shënuar, një më shumë se Ribaj e Bangal, ndërkohë që me tre gola e mbylli Magani. Nga dy herë shënuan edhe Tarik Çmajçanin dhe Gerhard Progni. Në listën e shënuesve shtuan emrin edhe Dita, Hila, Musta, Markoviç, Kotobelli dhe Papa.

MARKOVIÇ – Bojan Markoviç, qendërmbrojtësi 31-vjeçar që u afrua në janar te Teuta, bëri një paraqitje të mirë me Teutën në pjesën e dytë të këtij sezoni, çka bën që drejtuesit e klubit dhe stafi teknik ta kenë në planet e tyre edhe për sezonin e ardhshëm. Shtatlarti është i kënaqur me eksperiencën e tij në Shqipëri dhe gjasat janë që ai të vijojë të qëndrojë me skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo normalisht që e gëzon trajneri Magani, pasi kemi të bëjmë me një lojtar me cilësi dhe me eksperiencën e tij mund ta ndihmojë shumë Teutën në arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online