Finalen e kupës e drejton Meta

Do të jetë Kridens Meta gjyqtari i finales së kupës së Shqipërisë, mes Skënderbeut e Tiranës, sot në mbrëmje.

Një emër me shumë eksperiencë në Superiore, Meta është përzgjedhur mbi të gjitha për faktin se këtë sezon nuk ka pasur probleme të veçanta kur ka drejtuar Skënderbeun e Tiranën.

Sulmet më të mëdha ndaj tij i ka pasur Partizani, që e ka akuzuar se i drejton ndeshjet sipas urdhrave nga lart.

Në këtë moment Meta është ndër “veteranët” e gjykimit dhe kjo ka bërë të zgjidhet për sot, duke parë alternativat e pakta.

Në javën e fundit të kampionatit Meta drejtoi ndeshjen Tirana-Luftëtari 2-0, ndërsa Skënderbeut nuk i ka sjellë fat këtë sezon, sepse korçarët nuk kanë fituar në 4 ndeshje të arbitruara nga Meta (2 barazime ndaj Kukësit dhe një humbje shtëpiake ndaj Partizani, si dhe një barazim në Laç për kupë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online