Gjimshiti beson te kthesa në Izrael

Berat Gjimshiti ka qenë ditët e fundit në Tetovë, ku nën shoqërinë e mbrojtësit të Partizanit Arbnor Fejzullahi ka ndjekur edhe derbin mes Renovës e Shkëndijes.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili sezonin e mbylli me Avelinon dhe do të kthehet tek Atalanta, ka folur për gazetën “”Lajm”, duke u ndalur tek e ardhmja e vet dhe te sfida kundër Izraelit në qershor.

“Mendoj se jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit që Avelino të mbijetojë, sepse kemi pasur edhe disa probleme, ku na i kanë hequr tre pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Atalanta tashmë e përfundoi kampionatin dhe të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, tha mbrojtësi kuqezi, i cili është optimist për ndeshjen në Izrael.

“Për mua personalisht do të jetë një ndeshje e mirë. Është një mundësi që t’i kthehemi rrugës së sukseseve, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira. Me Izraelin humbëm në Shqipëri dhe aty unë mora karton të kuq. Tash shkojmë atje dhe duam të kthehemi me fitore, pasi mendoj se Izraeli nuk është më i fortë se ne”, shprehet me optimizëm mbrojtësi kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online