Prej disa ditësh, skuadrës së Tiranës i është bashkuar në stërvitje qendërmbrojtësi i Erzenit, Jurgen Goxha. Futbollisti 26-vjeçar është nën vëzhgim nga trajneri Mema dhe testi kyç për të do të jetë dita e sotme.
Laçi dhe Tirana do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, ku futbollisti durrsak do të ketë mundësinë të provojë veten para trajnerit të 24 herë kampionëve të vendit.
Goxha aktivizohet prej dy vitesh me skuadrën e Erzenit, ku në sezonin e tanishëm ka spikatur me golat e tij, teksa ka shënuar shtatë herë përgjatë 12 ndeshjeve.