Tërhiqet Palota: Milan, më fal!

Xhejms Palota hodhi shashkën sot, në një intervistë që bëri xhiron e Europës në mëngjes, duke akuzuar Milanin se po shpenzon pa logjikë dhe është i mbytur në borxhe.

Përgjigja e administratorit të deleguar kuqezi Marko Fasone nuk kishte polemikë brenda, por thjesht habi dhe ftesë për verifikim presidentit të Romës, i cili pasdite vonë ka kërkuar falje publike, me një komunikatë publikuar nga ANSA.

“Kërkoj falje nëse informacioni që kam pasur nuk ishte i saktë. E dua shumë futbollin italian dhe dua që të kthehet në majën e futbollit botëror. Për këtë arsye, pres që të gjitha klubet të japin kontributin e vet për një kampionat më të fortë në fushë dhe ekonomikisht, si po bën Roma. I uroj Milanit dhe pronarëve të tij gjithë të mirat dhe pres me kënaqësi që të bashkëpunojmë me drejtuesit kuqezinj për zhvillimin e Serisë A”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *