Për Klaudio Pizarron mjafton me kaq. Pas më shumë se dy dekadash në maksimumin e futbollit, 41-vjeçari ka njoftuar se sezoni ardhshëm do të jetë i fundit në karrierën e tij brenda fushës së blertë.
Peruani është një sulmues mjaft i njohur në arenën evropiane. Ai është aktivizuar më së shumti me Verder Bbremen, që i dha edhe mundësinë të debutojë në Evropë. Ka kaluar kohë të mira te Bajern dhe gjithashtu është aktivizuar me ekipe si Çelsi dhe Këln.
Pizarro është autor i 230 golave në 558 ndeshje në rang klubesh. Është aktiviuar rregullisht me kombëtaren peruane, ku në 85 ndeshje e ka dërguar topin 20 herë në rrjetë. “Ky do të jetë viti im i fundit. Kam biseduar me të gjithë, jam mirë, por kaq mjafton. Sezonin tim të fundit do e luaj me Verder Bremen dhe shpresoj që të kapim Evropën”, u shpreh sulmuesi.