Qendërmbrojtësi Olsi Teqja është shumë pranë divorcit me Tiranën. Dy-tre ditë para finales së kampionatit, kundër Vllaznisë, 28-vjeçari ka kërkuar t’i japë fund kontratës me Tiranën, edhe pse kontratën e ka “+1”, çka në parim e lejonte të qëndronte edhe një sezon, nëse drejtuesit do të ishin të kënaqur prej tij.
Me shumë gjasa ai do të largohet, mbi të gjitha sepse drejtuesit kanë mbetur të zhgënjyer nga sjellja e tij, pasi diskutimi i kontratës mund të shtyhej për më vonë. Teqja ka luajtur 29 ndeshje kampionati këtë sezon, duke pasur një rendiment të mirë në një repart plot halle, që ndryshoi shpesh gjatë sezonit, për dëmtimet e titullarëve, duke nisur nga Gentjan Muça.