Kuli ia ndolli, Lushkja bashkohet me kuqezinjtë

Dëmtohen Laci dhe Maloku. Bushi thërret lojtarin e Laçit dhe talentin kosovar, Zeka, që luan te Lila

Bekim Kuli duket se ia ka ndjellë këtë grumbullim… Regi Lushkja thërritet me ekipin Shpresa nga Alban Bushi. . Dëmtimi paraditen e së premtes në stërvitje i mesfushorëve Elvir Maloku dhe Qazim Laci, ka bërë që Alban Bushi të ndërhyjë  dhe të thërrasë me urgjencë dy mesfushë të tjerë. Rego Lushkjen e Laçit dhe Agim Zekën. Pikërisht talenti i shitur nga Skënderbeu te Lila në Francë është veshur kuqezi.

Kuli pati shkruar për Lushkjen këtë koment, në faqen zyrtare të federatës: “Po Regi Lushkja që ka 5 vjet që luan, 3 vjet me Besën e Kavajës edhe 2 vjet me Laçin, është 21-vjeç apo s’ka gjë se pret ky… Ka 100 ndeshje deri tani edhe 60 me Laçin këto dy vite të gjitha në formacion. Për mendimin tim, lojtari më i mirë në Shqipëri në rolin e tij. Vetëm ka një defekt, nuk del në gazeta se është çun i mirë i urtë… edhe Babin s’e ka të njohur se e ka kasap…”. Tani i mbetet lojtarit që të tregojë se ish-sulmuesi kishte të drejtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online