Tentativa e radhës e Interit, tani do Milinkoviç-Saviç

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Inter pa që Barcelonën t’i “rrëmbente” Arturo Vidal, teksa po ëndërronte për Luka Modriç. Skuadra zikaltër ka bërë një merkato cilësore deri më tani, por stafi teknik do dhe një tjetër futbollist me kualitet.

Synimi i radhës për Interin është lojtari i Lacios Milinkoviç-Saviç. Lojtari në fjalë është një dëshirë edhe e Juves dhe Realit, por tani në garë është dhe skuadra nga Milano.

Gjithsesi, Interi do e ketë të vështirë për të marrë shërbimet e serbit, pasi Lacio kërkon një shofer mbi 100 milion euro. Për momentin Interi mund të kërkojë vetëm huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, duke paguar 30 milion euro tani dhe 70 milion të tjera verën e ardhshme.

Duket një skenar mjaft i vështirë, duke marrë në konsideratë faktin se Juventus dhe Reali mund të kenë forcën për ta blerë në shifra më të mëdha dhe pa formulën e huazimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *