Tentativa e fundit, “SMS” drejt… Parisit  

Në Itali merkato është mbyllur ashtu si dhe në Angli, por në Francë, Gjermani dhe Spanjë ende mund të transferohen lojtarë. Një nga emrat më të lakuar këtë merkato është ai i Sergej Milinkoviç-Saviç (SMS), por gjithçka deri më tani ka qenë vetëm në kuadrin e aludimeve, kjo për faktin se skuadra e ”shqiponjave” kërkon një shifër goxha të kripur. Presidenti Klaudio Lotio i ka vënë çmimin serbit dhe ai e ka theksuar disa herë se duhet një shumë mbi 120 milion euro që ta joshë atë dhe për të lënë “SMS”-në të lirë.

Real Madrid ka pasur më shumë interes, por duket se tani ka hequr dorë, por nga Franca raportohet se jo gjithçka mund të ketë marrë fund dhe Milinkoviç-Saviç mund të lërë lacialët. “10sport.com” ka theksuar se agjenti serb i lojtarit të Lacios ka zbarkuar në Paris për të dëgjuar ofertën që do të vijë nga ana e sheikëve francez të PSG-së.

Edhe pse UEFA po e vëzhgon me kujdes merkaton e francezëve, këta të fundit nuk e kanë problem aspak anën financiare, edhe pse rrezikojnë që të prishin ekuilibrat, pasi një vit më herët bënë një çmenduri në merkato duke afruar Mbape dhe Nejmar për shifra të çmendura. Afrimi i Milinkoviç-Saviç mund të jetë surpriza më e madhe e orëve të fundit të merkatos! Synimi i PSG-së është i qartë, vetëm Champions League është objektivi i tyre dhe për ta arritur duket se drejtuesit janë të gatshëm që të bëjnë dhe një tjetër çmenduri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online