Braziliani dyerve të FSHF-së, ende asnjë zgjidhje për të

Nuk janë të pakta rastet kur lojtarët dhe klubi nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe situata shkon deri aty sa duhet ndërmjetësimi i Federatës së Futbollit që çështja të marrë një zgjidhje. Edhe Elton Kale ka pretendime të ndryshme nga Kukësi. Mesfushori prej pak kohësh ka nisur stërvitjen me skuadrën e Flamurtarit, por ende nuk ka mundur që të prezantohet apo të federohet, pasi ne FSHF është një kontratë që e mban të lidhur me nënkampionët në fuqi edhe për një edicion tjetër. Kjo gjë nuk pranohet nga braziliani, i cili me forcë kundërshton që kontrata e re nuk është e vlefshme, me pretendimin se data  është vendosur në një kontratë të vjetër.

Çështja ka disa javë që ka shkuar në FSHF, por deri më tani nuk ka asnjë vendim, por as edhe ndonjë sqarim se pse kjo përplasje nuk po nxjerr një fitues. Lojtari edhe ditën e djeshme ka pasur seancën e ndërmjetësimit, por mësohet se nuk ka pasur një fund të lumtur qoftë për të apo dhe për Kukësin. Një situatë jo shumë e logjikshme, kur dihet se merkato do dhe pak ditë që të mbyllet.

Flamurtari po lodhet së prituri, ndërsa Kale vijon që të paraqitet sa herë i thonë në FSHF. Mbetet për t’u parë se si do të jetë fundi i kësaj historie. Kale e quan veten vlonjate, pasi edhe në fitoren e Flamurtarit ndaj Kukësit ishte në dhomat e zhveshjes me kuqezinjtë duke festuar triumfin, por nëse verilindorët fitojë të drejtën në FSHF, a do të ulet Kale për të shqyrtuar mundësinë e një rikthimi në Kukës? Kjo mbetet për t’u parë, por më herët duhet që të marrë fund zvarritja e dhënies së një vendimi nga ana e FSHF-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online