Shkëndija nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Dudelanzh dhe si pasojë, është eliminuar nga UEFA Europa League. Djemtë e drejtuar nga Qatip Osmani bënë një ndeshje shumë të mirë, por shpërdoruan shumë raste. Në fund, edhe nervat i tradhëtuan dhe Shkëndija e mbylli sfidën me 8 futbollistë.
Pjesa e parë u mbyll me dominimin e Shkëndijës, por kuqezinjtë nuk ia dolën që të shënonin. As vendasit nuk rrezikuan dhe fraksioni i parë u mbyll i bardhë. Në të dytën, Dudelanzh do të kalonte i pari në avantazh, falë golit të Delgado në minutën e 78. Shkëndija barazoi me Ibraiminin në sekondat e fundit, por me rezultatin 1-1, mbaroi takimi. Musliu, Nafiu dhe Ibraimi u ndëshkuan me kartonë të kuq.
UEFA Europa League, kualifikuese
Dudelanzh – Shkëndija 1-1
Delgado 78’ / Ibraimi 90+2’