Tension tek Interi, Spaleti sulmon klubin për Perisiç

Interi u eliminua mbrëmë nga Kupa e Italisë, duke u mposhtur nga Lacio dhe Strakosha pas gjuajtjes së penalltive. Në fakt, fitorja i takonte Lacios për atë që u pa në fushë, por goli i Ikardit në penallti ndezi shpresat e Interit në fund të kohës shtesë, shpresa që i shuan 2 pritje të Strakoshës më pas.

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes komentoi me qetësi eliminimin: “E nisëm keq, më pas u futem në ritmin e ndeshjes. Na mungoi qartësia për të sulmuar më mirë. Gjithsesi, ishte një ndeshje në ekuilibër total”.

Qetësinë Spaleti e humbet kur flitet për Naingolan dhe Perisiç. I pari humbi penalltinë vendimtare, i dyti prej një muaji ishte në epga të largimit dhe klubi zbuloi se kroati e kërkoi vetë largimin, që nuk u realizua.

Kjo gjë ka tërbuar Spaletin, që tani akuzon administratorin e deleguar Marota, edhe pse nuk ia përmend emrin:  “Naingolan duhet rikuperuar si futbollist, ka pasur dëmtime dhe i duhet vazhdimësi. Perisiç? Duhet të rigjejmë rolet dhe detyrimet që një lojtar ka. Nuk është mirë që u zbulua që kishte kërkuar largimin nga Interi. Kjo krijoi tension rreth nesh, por tani Ivan është i qetë dhe po stërvitet mirë” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *