Para finales së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Lacios, tifozët lacialë kanë shkaktuar shumë trazira. Në afërsi të stadiumit “Olimpico” të Romës, ku do të luhet dhe finalja e Kupës, ka pasur një përplasje mes tifozëve të kaltër dhe policisë. Sipas mediave italiane, tifozët kanë gjuajtur me objekte drejt policisë, e cila ka reaguar me pompa uji me presion, duke i larguar me forcë tifozët.
Incidenti me policin – Një polic është sulmuar nga një tifoz, i cili i ka gjuajtur me një objekt nga një distancë relativisht e afërt. Polici në fjalë ka pësuar një lëndim në vesh. Kështu raporton policia lokale dhe nuk dihet ende nëse është kapur tifozi që ka sulmuar.