Telushi: Te Partizani jam si në shtëpi, në derbi presioni ishte tek Tirana

Bruno Telushi ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në derbin e 150-të të kryeqytetit. Mesfushori vlonjate bëri mjaft mirë në mesfushë, duke qenë një nga pikat kryesore të ndërtimit të lojës së Partizanit.

Pas ndeshjes vlonjati u shpreh mjaft i lumtur për suksesin në derbin e tij të parë, por në të njëjtën kohë flet dhe për eksperiencën në tërësi tek Partizani. Telushi nuk nguron të thotë që ndihet si në shtëpinë e tij, por tregon dhe problemet që edicionin e shkuar nuk e lanë që të shkëlqente, si dhe nuk lë jashtë vëmendjes dhe suksesin ndaj Tiranës.

Bruno, sa emocionuese ishte kjo sfidë për dhe a kishte ndikim në paraqitjen tuaj?
Ekipi ynë i shfrytëzoi për mirë emocionet e një ndeshje të tillë dhe nuk na kapi ngërçi nga emocionet e tepërta. Ishte diçka shumë e mirë.

Ishte tradita ajo që vendosi sërish ndaj Tiranës?
Besoj se po. Presioni ishte mbi kundërshtarin. Ne ishim të lirshëm dhe e shfrytëzuam këtë pjesë.

Si e shikoni skuadrën tani që janë luajtur gjashtë javë kampionat?
E gjithë skuadra punon mirë, me profesionalizëm dhe është meritë e stafit, lojtarëve dhe drejtuesit. Mund të them se është një grup që Partizani ka nevojë.

Mund të thuhet se çelësi i suksesit është mesfusha tek Partizani?
Mendoj se mesfusha apo bën një punë shumë të mirë. Loja jonë po bazohet tek mesfusha, por dhe tek loja e fortë, çka është diçka shumë e mirë.

A është Telushi në formën e tij më të mirë?
Çdo futbollit e ka të vështirë që të arrijë maksimumin, por ndihem mirë për formën që po kaloj.

Ndryshimi nga edicioni i shkuar…
Sezonin e shkuar e kam harruar, pasi dëmtimi më ka lënë shumë pas dhe nuk ndihesha mirë. tani jam mirë fizikisht dhe kjo është arma ime. Problemi im ka qenë vetëm dëmtimi, jam ambientuar shumë shpejt këtu dhe jam si në shtëpinë time.

Do shohim gola spektakolare nga ku këtë edicion?
Besoj dhe shpresoj që po!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online