Guardiola nuk përmbahet, gati të thyejë rekordin e transferimeve

Triumfi në Angli nuk mjafton. Mançester Siti kërkon suksesin edhe në Europë dhe që kjo ëndërr e sheikëve të realizohet, ata janë gati të “hapin thesin” dhe të plotësojnë dëshirat e trajnerit Pep Guardiola. Kjo është arsyeja përse “sisitzëns” po planifikojnë goditjen e madhe, e cila do të vendoste edhe një rekord të ri, përsa i takon transerimeve të futbollistëve.

Anglezët janë gati të paguajnë 224 milionë euro, për të afruar në skuadër yllin francez, Kilian Mbape. Shifra do të jetë vetë 2 milionë euro më e lart se primati i deritanishëm, që mbahet nga Paris Seint Zhermen, për afrimin e Nejmar nga Barcelona në vitin 2017. Oferta për sulmuesin e ri pritet të bëhet në merkaton e janarit dhe sipas gjasave, transferimi do të realizohet.

Kjo për faktin se Paris Seint Zhermen po përballet me “fair play-n financiar” dhe kampionët e Francës duhet të rregullojnë me patjetër bilancet, që të evitojnë dënimet nga UEFA, ku rreziku më i madh është përjashtimi nga kompeticionet europiane. Që kjo të ndodhë, rruga e vetme duket shitja e Mbape, me Mançester Sitin që do të bënte çmenduri për talentin 19-vjeçar, i cili ka mahnitur botën.

Përveç shifrës rekord, transferimi i Mbape do ti kushtonte “sitizëns” edhe rreth 22,5 milionë euro në sezon, si shpenzim për pagën e lojtarit. Kjo do të bënte që edhe Mançester Sitit ti duhet me patjetër të rregullojë bilancet, për të qenë komform rregullat të “fair play-t financiar” dhe në këtë rast, klubi do të ishte i gatshëm të sakrifikonte Rahem Stërling, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online