Telushi: S’kemi frikë asnjë lojtar të Tiranës, le të shënojë… Hoxha

Bruno Telushi, mesfushori vlonjat i Partizanit, doli sot para mediave dhe foli për derbin me Tiranën. “Si çdo futbollist tjetër e përjetoj edhe unë derbin. Është ndeshje e veçantë dhe me emocione. Është maja e futbollit shqiptar”, tah mes të tjerash në fillim mesfushori i të kuqve.

Ai pret një takim të fortë, pasi edhe bardheblutë kanë bërë mirë gjatë kësaj periudhe: “Tirana këtë fazë ka bërë paraqitje të mira dhe do jetë ndryshe. Pres një ndeshje të luftuar. Kush e ka përgatitur më seriozisht e fiton”.

“Diskutimet mes lojtarëve? Derbi mezi pritet. Ka javë që mendohet për derbin. Kemi menduar kundërshtarin e radhës, këtë herë mendojmë për Tiranën. Është një ndeshje me emocione. Kemi qenë me këmbë në tokë. Profesori na ka mbajtur në harmoni. Kjo është e gjitha”.

“Lojtari që i druhem? Ata vërtetë kane ardhur në rritje, por ne nuk kemi ndonjë lojtar të tyre që e kemi frikë apo që mendojmë se mund të në dëmtojë i vetëm. Për ndonjë individ nuk mendojmë fare”.

“Parashikimi i derbit? Nuk mund ta them unë, nuk e parashikoj unë ndeshjen. Futemi për të dhënë maksimumin dhe rezultati në fund është edhe fat. Do bëjmë maksimumin si gjithmonë. Në fund ia lëmë fushës”.

“Një humbje nuk është kiameti? Ne jemi më të fortë se kurrë. E kemi treguar edhe ndeshje të tjera që reagojmë kur humbasim. Nuk e mendojmë fare humbjen në derbi.”

“Gol në derbi? Ishalla e zgjidh Alban Hoxha. Për mua është njëlloj, si shënoi Mala apo kushdo tjetër. Me rëndësi janë tre pikët, jo se kush shënon gol”, përfundoi Telushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online