Telushi: Ruhem prej javësh për derbin, grupi është forca jonë

Bruno Telushi foli për “Supersport” në një lidhje direkte para stërvitjes së ditës së sotme në Pezë. Mesfushori tregoi atmosferën para kësaj ndeshje, por foli dhe në tërësi për sezonin e demave.

DERBI – “Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë”.

HUMBJA ME FLAMURTARIN – “Ishte një ndeshje për t’u harruar. E kemi bërë analizën e ndeshjes. Besoj se do ta kalojë këtë takim siç kemi bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun, ku kemi reaguar dhe kemi treguar se grupi ka forcë”.

RITMI – “Të mbash këtë ritëm dhe vendin e parë është forca e grupit. Kemi dhe pika që bëhet diferenca, por është forca e grupit që po mbajmë këtë ritëm”.

KARTONËT – “Për kartonët kam folur dhe me shokët, që më pyesin pse kam qenë disi i ‘butë’. Që pas kartonit të tretë e kam pasur mendjen të mos marr karton, edhe pse unë e kam pasur të vështirë pasi dihet që forca ime është karakteri i fortë. E kam menduar derbin që prej 7 apo 8 ndeshjesh, që kur kam marrë kartonin e tretë të verdhë ndaj Teutës. Uroj që të mos ndëshkohem as në derbi”.

GOLI – “Uroj të shënoj, por për festim nuk besoj se të shkoj deri aty sa të marr karton”.

TIFOZËT – “Tifozët janë lojtari i 12-të. Kjo është një ndeshje që spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot dhe të na përkrahin, pasi janë të mrekullueshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online