Mala gëzon Gegën, Partizani me kapiten të ri

Alban Hoxha me shumë mundësi nuk do të jetë në derbin me Tiranën, të paktën titullar. Portieri i të kuqve as sot nuk është paraqitur në stërvitje, edhe pse ka lënë sot ambientet e paraburgimit. Por ka risi në lidhje me shiritin e kapitenit.

Në ndeshjen me Flamurtarin, në fund të saj,Lorenc Trashi shkëmbeu ofendime me një tifoz në tribunën qendrore. Lojtari i “demave” ia ka hehdur vetëm me një gjobë dhe do të jetë gati për takimin e radhës.

Kështu, sipas asaj që raporton Supersport, në derbin me Tiranën shiritin e kapitenit pritet ta mbajë mbrojtësi Egzon Belica. Ky i fundit me shumë mundësi do e mbajë shiritin me apo pa Trashin në fushën e blertë.

Sa i takon mesfushorit Esat Mala, ai pritet të jetë gati për derbin. Një ditë më parë ai nuk u stërvit me ekipin për shkak të një problemi që ka pasur në kavilje. Kjo ishte një masë paraprake e marrë, në mënyrë që mesfushori të mos rrezikonte mungesën në derbi. Sot ai u stërvit i diferencuar, ashtu si mbrojtësi Eno Bitri. Ky i fundit është dëmtuar në ndeshjen që Partizani B humbi me Tërbunin.

FJALIMI – Para se të nisë seanca e sotme stërvitore, trajneri Skënder Gega, i shoqëruar dhe nga drejtori Olsi Rama kanë mbajtur një fjalim mbi 15 minuta. trajneri fillimisht dhe më pas drejtori kanë motivuar ekipin para stërvitjes së sotme. Në fund një grumbullim dhe një thirrje “Partizani”, duke treguar se skuadra është e bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online