Telushi, ka edhe pistë kroate

0

Telushi, ka edhe pistë kroate
Për kapitenin e Flamurtarit tashmë ka edhe një skuadër të huaj që e do, veç Kukësit dhe vlonjatëve, që duan rinovimin e kontratës me mesfushorin

Elton Nika

Bruno Telushi ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën e tij, ndërkohë që është folur shumë për një kalim të tij drejt Kukësit, apo për qëndrimin te Flamurtari. Për mesfushorin vlonjat ka tashmë edhe një ofertë nga kampionati kroat. Kapiteni i Flamurtarit pritet që shumë shpejt të vendosë për të ardhmen e tij dhe në këtë momente ofertat nuk i kanë munguar. E fundit është pikërisht nga Kroacia, një kampionat ku jo pak herë lojtarët shqiptarë kanë qenë protagonistë me lojën e tyre. Gjithsesi, duket se për lojtarin është ende shpejt për të vendosur.

Ai pritet të zgjedhë mes ofertave të bëra,ku në mes janë Kukësi me trajnerin Gjoka, i cili e njeh mjaft mirë lojtarin dhe kërkon ta ketë pjesë të skuadrës së tij. Natyrisht kontributin e tij e do edhe Flamurtari, skuadër me të cilën Telushi ka luajtur deri tani në kampionatin shqiptar dhe është skuadra e qytetit të tij. Gjithsesi jemi në kohë merkatoje dhe në këtë periudhë ofertat janë normale. Pas largimit të Donjet Shkodrës, i cili u prezantua te Skënderbeu, një tjetër lojtar si Telushi mbetet në qendër të merkatos.

Pak kohë më parë për Telushin u fol edhe rreth një interesimi të Partizanit, por duket se më konkretët janë Kukësi dhe skuadra kroate, sigurisht duke mbetur në mes edhe Flamurtari.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.