Telenovela Malkom, Roma apo Barcelona?

Deri para pak ditësh në Itali pakkush e njihte, por tashmë është bërë njeriu i ditës: bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar Malkom, i cili krejt papritur është kthyer në njeriun e ditës në merkato, pasi ka futur në sherr Barcelonën me Romën.

Dje pasdite Roma dhe Bordoja zyrtarizuan marrëveshjen për 37 milionë euro, ndërsa braziliani përgatitej për të fluturuar për në Romë, ku pritej në mbrëmje vonë.

Më pas, befasia e madhe: anulim fluturimi për në Romë! Arsyeja ishte Barcelona, që më një operacion blic bëri lëmsh gjithçka, sepse i ka ofruar thuajse 42 milionë euro Bordosë dhe pagë më të lartë sulmuesit, i cili shuhet si zgjedhja e parë tashmë, duke parë që Çelsi ka refuzuar rreth 70 milionë euro për Uillian.

Te Roma janë tronditur, nuk e prisnin këtë pabesi të Barcelonës, edhe pse drejtori sportiv Monçi nuk e ka për herë të parë, sepse Barcelona i ka vjedhur lojtarë edhe kur ishte te Sevilja.

Tani situata është kaotike, sepse nga Spanja mediat raportojnë se agjentët e brazilianit janë në Barcelonë për të biseduar me klubin, ndërsa gazetari i PremiumSport Andersinjo Markes shkruan se stafi i Malkomit pretendon se i ka ndaluar Bordoja të shkojnë në Romë, por ata dhe Malkom duan ende Romën. Sot pritet të mbyllet gjithçka, Roma nuk do presë më gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online