Karabaku forcohet para Kukësit, afron supersulmuesin në skuadër

Karabaku është përforcuar para ndeshjes me Kukësin. Skuadra azerbajxhanase afroi në skuadër sulmuesin Inocent Emeghara. Lojtari 29-vjeçar ka një karrierë të çuditshme, por një CV të pasur. Zvicerane ka luajtur në Francë, Zvicër, Itali, por dhe SHBA.

Aventura e fundit në Qipro nuk shkoi mirë dhe futbollisti pranoi të rikthehet te Karabaku. Lojtari nuk do ta veshë për herë të parë fanellën e ekipit të Ansi Agollit, pasi ka qenë pjesë e tyre dhe në sezonin 2014-15. Sezonet e fundit nuk kanë qenë shumë pozitive për Emegharan, pasi ka luajtur me pikatore. Në Qipro bëri mirë, pasi rifitoi formën dhe minutat.

Rikthimi te Karabaku vjen para ndeshjes me Kukësin. 29-vjeçari mund të jetë në stol në ndeshjen e dytë, pasi nuk ka stërvitje me grupin. Emegharan ka luajtur me ekipe si Livorno, Siena, Lorient, Grashopers, Uinterthur dhe San Hoze Earthkuakes. Kukësi duhet të ketë dyfish kujdes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online