Të rejat e “Topit të Artë”: Ndryshime në pod, fitues shpallet… Luka Modriç!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pak ditë kanë mbetur deri në shpalljen e fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa ceremonia dhe çmimi prestigjioz do të jepet me datë 3 dhjetor në Paris.

Luka Modriç është favoriti kryesor dhe një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Spanja. Sipas “Ondo Cero”, mesfushori kroat i Realit të Madridit do të jetë fituesi i “Topit të Artë”.

Gjatë këtyre ditëve u përfol për një garë francezo-kroate, me Luka Modriç, Rafael Varan dhe Kilian Mbape në podin e fituesve. Por, lajmi i “Onda Cero” thekson dhe diçka tjetër. Varan dhe Mbape nuk do të jenë në treshën e parë. Nëse Modriç do të jetë fituesi i çmimit, në pod do të ngjiten Kristiano Ronaldo dhe Antuan Grizman.

Me pak fjalë, të tre lojtarët më të mirë të këtij viti vijnë nga La Liga spanjolle. Portugez u largua nga vendi iberik dhe ka nisur aventurën italiane me Juventusin, por deri në maj ai ishte pjesë e Realit të Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *