Në këto raste, mund të thuhet se ka edhe më keq, si i ra Tiranës, për shembull, me Makabin.
Partizani do të ndeshet me Botevin e Plovdivit dhe përtej faktit që përfaqëson futbollin bullgar, kjo skuadër nuk është ajka e kampionatit bullgar.
Këtë e dinë mirë te Partizani, ndaj edhe janë optimistë se mund ta kalojnë këtë rival.
Drejtori Genc Tomorri ka folur për Supersportin pas shortit: “E prisnim një kundërshtar superior, pasi nuk ishim në vazon e favoritëve. Nuk e njohim Botevin, por nuk i druhemi, edhe pse kampionati bullgar është cilësor. Sezonin e shkuar hasëm rivalë të fortë dhe ia dolëm, ndaj kemi besim sërish, edhe për faktin se skuadra nuk ka pësuar shumë ndryshime dhe ka fituar eksperiencë”.