Te Lajpcig “fërkojnë duart”, çek 40 milionë eurosh për sulmuesin

Ekipet angleze do të vijojnë të jenë shpenzuesit më të mëdhenj të merkatos së janarit, ashtu siç kanë bërë për vite me radhë. Sipas medies angleze “The Sun”, klubi i Evertonit është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për sulmuesin e Lajpcig, Zhan-Kevin Augustin.

Futbollisti francez është vetëm 21-vjeç dhe premton shumë për të ardhmen. Në Gjermani Augustin nuk ka mundur të sigurojë një vend titullari për shkak të konkurrencës me gjermanin Timo Verner, por në atë minuta që ka marrë, ai ia ka dalë të tregojë sa vlen.

Nga shitja e kartonit të sulmuesit, në arkat e klubit nga ish-Gjermania lindore do të derdhen 40 milionë euro, një shumë kjo që do ta bënte 21-vjeçarin shitjen e dytë më të madhe në historinë e Lajpcigut, pas  Nabi Keitas, i cili u largua gjatë verës në Angli te Liverpul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *