Vinisjus për rekord, i bashkohet podiumit të legjendave madrilene

Real Madrid pagoi 40 milionë euro për të blerë kartonin e Vinisjus Zhunior dy vite më parë kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe madje ende nuk kishte debutuar në futbolli profesionist. Dy vite më vonë ai iu bashkua skuadrës madrilene dhe pas një eksperience të shkurtër në ekipin B, braziliani iu dha mundësia në ekipin e parë.

 

Mbrëmjen e sotme erdhi shpërblimi i radhës për Vinisjus. Trajneri Santiago Solari i besoi një vend në formacion në ndeshjen ndaj e Champions-it ndaj CSKA-së së Moskës. S’duhet të harrojmë që sulmuesi i ardhur nga Flamengo është vetëm 18 vjeç e 152 ditë. Në historikun e pasur të Real Madrid vetëm dy lojtarë ia kanë dalë të fillojnë një ndeshje Champions-i në një moshë më të re.

Bëhet fjalë për dy nga legjendat më të mëdha të klubit madrilen. Portieri Iker Kasijas (18 vjeç e 117 ditë), dhe ikona e sulmit Raul Gonzales, i cili është mbajtësi aktual i rekordit, pasi ka debutuar në moshën 18 vjeç e 77 ditë. Koha do ta tregojë nëse Vinisjus do të lërë një trashëgimi të ngjashme në klubin madrilen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online