Të gjithë të çmendur pas Joviç, Frankfurti i vë çmimin

Luka Joviç ka qenë surpriza më e madhe e këtij sezoni në Bundesligë. Sulmuesi serb ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje dhe kryeson listën e golashënuesve të kampionatit gjerman.

Kjo arritje e sulmuesit të Frankfurtit bëhet akoma më shumë mbresëlënëse po të marrësh parasysh faktin se asnjë nga golat e Joviç nuk është shënuar me 11-metërsh.

Duke qenë se kemi të bëjmë me një futbollist që para pak javësh ka mbushur 21 vjeç, shumë klube janë gati të investojnë shumë të mëdha për lojtarin. Gjatë merkatos së janarit u përfol për një interes të Barcelonës, Real Madridit, Bajernit dhe Çelit.

Sipas “DPA”, duke parë interesin e madh të klubeve europiane për lojtarin, drejtuesit e Frankfurtit kanë vendosur që të mos ta shesin talentin e sulmit për më pak se 60 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online