Kristiano Ronaldo jeton sigurisht në një botë tjetër. Në një planet ku nuk merr asnjë informacion nga çfarë po ndodh. Këtë e themi, pasi nuk ka mënyrë tjetër për të shpjeguar foton e postuar mbrëmjen e së mërkurës nga portugezi.
Bëhet fjalë për një foto “selfie”, që CR7 e ka shkrepur në bordin e një avioni. Gjithçka do të ishte krejt normale, por në situatën e ditëve të sotme, ku vëmendja kryesore e botës së futbollit i është kushtuar zhdukjes së avionit që mbante në bord sulmuesin argjentinas Emiliano Sala.
??? pic.twitter.com/zC80kfMES8
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) January 22, 2019
Fotoja e portugezit ka sjellë reagime dhe nga figura të sportit, një ndër to Geri Lineker. Ish-futbollisti anglez iu përgjigj pesë herë fituesit të Topit të Artë në rrjetin social “Tëitter”, duke i shkruar: “Nuk është dita për këtë postim, me të vërtetë nuk është”.
Not the day for this tweet. It really isn’t. https://t.co/61y6cgEzm0
— Gary Lineker (@GaryLineker) January 22, 2019
Më pas anglezi shpjegoi se është i bindur se Ronaldo nuk ka qenë në dijeni të lajmit kur është postuar foto, por të paktën dikush i afërt duhet ta kishte informuar.