Të dielën festë në Memaliaj, Zhupa: Fitorja me Tepelënën, detyrim!

Vite më parë, në futbollin e Kategorisë së Dytë, derbi Memaliaj-Tepelena kishte interes të madh dhe ndiqej nga sportdashës të shumtë. Ndërkohë që ky interes ka rënë disi, por trajneri i Memaliajt, Altin Zhupa, deklaron për SportEkspres.com se lufta sportive ende nuk ka humbur.

Në fundjavë këto skuadra do të ndeshen në fushën e Memaliajt dhe Zhupa mendon se skuadra që ai drejton ndjehet më superiore nga kundërshtari.“Nëse i referohemi historisë mes dy skuadrave, derbi Memaliaj-Tepelena ka qenë shumë i fortë, në fushë e jashtë saj. Por në këtë kohë ka rënë agresiviteti dhe mes dy skuadrave ka më shumë mirëkuptim sportiv, por edhe jashtë fushe.

Gjithsesi, këtë javë do të jetë një sfidë e bukur mes nesh, si një ditë feste në të cilën Memaliaj ndjehet më superior dhe fitoren e konsideron një detyrim ndaj sportdashësve, si edhe ndaj kujdesit të klubit e baskisë, që këtë sezon po bëjnë më të mirën me skuadrën tonë”, përfundon Zhupa.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *