Të çmendur pas Dokës, vijnë ofertat e para

Albi Doka deklaroi se nuk do ta braktisë Tiranën, për sa kohë kjo dëshiron ta mbajë, por tashmë Tirana ka marrë oferta joshëse dhe mund të detyrohet ta shesë.

Sipas Supersportit, mbrojtësi 19-vjeçar ka rënë në sy në muajt e fundit dhe disa klube europianë janë interesuar, sidomos që tani Tirana ka rënë nga kategoria dhe çmimi i mbrojtësit mund të jetë më i përballueshëm sesa në një situatë tjetër.

Plot 350 mijë është shifra e përfolur dhe janë disa klube të interesuar, duke nisur nga Lugano e ish-zv.trajnerit kuqezi, Paolo Trammexani dhe sulmuesit Armando Sadiku, por edhe Grasshopers është gati të bëjë një ofertë.

Gjithashtu, në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku Tirana fitoi 3-1 në kohën shtesë ndaj Skënderbeut, mbrojtësi u vëzhgua nga zbuluesit e talenteve të kroatëve të Hajdukut të Splitit dhe belgëve të Gent.

Oferta prej 350 mijë eurosh për kartonin e Dokës për momentin është lënë në pritje nga bardheblutë, që ende duhet të planifikojnë ndeshjet në Europa League dhe klubi nuk e ka të lehtë të lëshojë një titullar, aq më shumë që pritet të largohen edhe disa lojtarë të tjerë dhe duhen zëvendësuar urgjentisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online