Abrashi: Jap maksimumin, të tjerat i di trajneri

Amir Abrashi u largua para miqësores kundër Bosnje-Hercegovinës dhe u fol shumë se braktisi kombëtaren, si pakënaqësi pë aktivizimin e paktë. Megjithatë, Abrashi është sërish në kombëtare dhe mjafton kjo që të kuptohet që mes tij e De Biazit nuk ka “akull”, siç është përfolur. Mesfushori i Frajburgut shpjegon: “Nuk jam i vetmi që dua të luaj, të gjithë duam të luajmë, por është trajneri ai që vendos. Kemi lojtarë të mirë, edhe në mesfushë ka shumë lojtarë. Unë kam për detyrë të jap maksimumin në stërvitjen, jam mirë, kam pasur disa ditë pushim. Jam në gjendje shumë të mirë. Pres momentin të jap maksimumin dhe të kem sukses.”

Për polemikat Abrashi tregohet i qartë: “Unë skam pasur problem, normale që dua të luaj, por nuk jam bërë nervoz. Ka rëndësi që me Izraelin të marrim pikë. Jemi grup i mirë dhe me njëri tjetrin i kemi punët shumë mirë. Me ekipet e vogla është vështirë, sidomos kur ke arritur një sukses, pasi të gjithë duhet të japim maksimumin.”

Tani luajmë një finale në Izrael: “Duhet që të fitojmë besim në sfidën ndaj Luksemburgut, do të shkojmë për të fitojmë në Izrael. Në sezonin e shkuar kemi qenë një ekip shumë i fortë në aspektin mbrojtës. Shanset vijnë vetë, shpresoj të marrim rezultate pozitive në sfidat e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online