Maruan Fellaini është larguar përfundimisht nga Mançester Junajtid. Mesfushori belg, ka zgjedhur që karrierën e tij ta vazhdojë në Azinë e largët, konkretisht në Kinë. Destinacioni që ka zgjedhur Felaini, është ekipi i Shandon Luneng.
Përflitej prej kohësh një largim i mundshëm i gjigantit të mesfushës, i cili me shkarkimin e Zhose Murinjos, nuk kishte më hapësira, por vetëm ditën e sotme erdhi zyrtarizimi. Shandon Luneng, duket se i ka bindur drejtuesit e “Red Devils” me 10.5 milionë sterlinat e ofruara.
DONE DEAL: Marouane Fellaini has joined Shandong Luneng Taishan FC from Man United for a reported fee of £10.5m. pic.twitter.com/6s1XDZWCZi
— Squawka Live (@Squawka_Live) February 1, 2019
Detajet e kontratës së 31-vjeçarit do të zbulohen pas prezantimit të tij, që pritet të bëhet në ditët në vijim. Ekipi i Shandon Luneng është skuadra e pestë në karrierën e belgut, i cili më parë ka luajtur për Çarleroi, Standart Liezh, Everton dhe Mançester Junajtid. Tashmë, Felaini do të ketë shok skuadre dhe italianin Graciano Pele.