E njihnit Milinkoviç-Saviç para dy vitesh? Natyrisht që jo, por Igli Tare e mori te Lacio duke i paguar Genkut belg 9 milionë euro. Tani Milinkoviç-Saviç vlen 5 herë më shumë.
Meritë e Tares, i cili ka treguar se është mjeshtër në zbulimin e xhevahirëve të tillë.
Tani drejtori sportiv i Lacios godet sërish, sepse në heshtje të plotë ka mbyllur zyrtarisht blerjen e anësorit të djathtë Adam Marushiç, 24 vjeç, nga belgët e Ostendes.
E donin Anderlehti, Lila, Shtutgarti e shumë klube të tjerë, por me një vizitë blic në Romë ylli i kombëtares së Malit të Zi ka firmosur dhe është prezantuar.
6.5 milionë euro i shkojnë Ostendes, Lacio shpreson t’ia shumëfishojë vlerën në pak kohë.