Grasshopers ka zhvilluar dy ndeshje miqësore sot. Njëri takim u zhvillua ndaj gjermanëve të Chemnitzer dhe në këtë sfidë u aktivizuan ata që kanë pasur më pak minuta, apo që vijnë nga dëmtimet. Në fushë ishte edhe sulmuesi shqiptar Shani Tarashaj, i cili po rifiton formën sportive dhe më këtë miqësore gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Në takimin tjetër Grasshopers ndeshej me Shkëndijën e Tetovës, takim që u ndërpre në fundin e pjesës së parë për shkak të reshjeve të shiut. Emini realizoi një gol mjaft të bukur për kuqezinjtë, ndërsa në fillim zviceranët ngatërruan shënjestër duke shënuar në portën e ture. Arlind Ajeti, Nedim Bajrami, Gjelbrim Taipi dhe Bujar Lika ishin në formacion për Grasshopers dhe dolën të mposhtur për aq sa luajtën.
“Reshjet e dendura të shiut ndërpresin testin me Grasshopperin në minutën e 37-të kur avanconim 2:0. Zhbllokuam rezultatin me një autogol të zviceranëve pas vetëm 21 sekondave lojë, ndërsa Emini në të 19-ën çoi shifrat në 2:0. Kushtet e këqija atmosferike përfundimisht sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe e njëjta nuk do të vazhdojë”, njofton klubi nga Tetova.