ZYRTARE | Dinamo Zabreb shet Çekiçin, pogradecari transferohet në Slloveni

Endri Çekiçi i ka dhënë fund aventurës me Dinamo Zagrebin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Slloveni. 22-vjeçari është transferuar tek ekipi kampion i Olimpijas së Lubjanës. Dy klubet kanë arritur akordin mes tyre, ndërsa nuk zbulohet shuma që sllovenët kanë paguar për kartonin e shqiptarit.

Çekiçi gjatë prezantimit me ekipin e ri

Ka qenë Fabijan Komljenoviç, ai që ka insistuar për Çekiçin, që këtë sezon është aktivizuar me ekipin e dytë të Dinamos duke shënuar dy gola në 11 ndeshje të zhvilluara. Kroati punon si zbulues talentesh për klubin slloven, ndërsa po bën dhe rolin e drejtorit sportiv. Ai e njeh mirë pogradecarin, pasi ka punuar më parë te gjiganti kroat.

Olimpija renditet për momentin në vendin e dytë në kampionatin slloven (Prva Liga) me 36 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e Mariborit, ndërsa Çekiçi është gati të nisë aventurën e radhës në karrierën e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online