Tani gjithçka më e lehtë, Napoli i rikthehet dëshirës së vjetër

Napoli vazhdon përpjekjet për të sjellë një sulmues të madh në San Paolo. Nikolas Pepe dhe Hames Rodrigez ishin objektivat kryesorë, por i pari zgjodhi Arsenali kurse i dyti mund të qëndrojë në Madrid.

Edhe Mauro Ikardi duket larg kështu që De Laurentis i është rikthyer pistës Hirving Lozano. Meksikani i PSV-së është një dëshirë e kahershme e Karlo Ançeloti dhe nënkampionët e Italisë kanë rinisur negociatat me Mino Raiolën.

Agjenti i famshëm bëri të mundur transferimin e Kostas Manolas te Napoli dhe marrëdhëniet e tij me klubin jugor janë shumë të mira. Avantazhi i madh në këtë operacion është eliminimi i ekipit holandez nga Champions Liga.

Diçka e tillë lehtëson transferimin e 24-vjeçarit në Serie A. Lozano bën mirë të gjitha rolet e repartit ofensiv dhe kartoni i tijh vlerësohet 30 milionë euro nga nënkampionët tulipanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online