Juventusi gati e kishte përfunduar transferimin e Federiko Kiezës, por ardhja e Roko Komisos në krye të klubit duket se ka ndryshuar gjithçka. Presidenti kërkon ta mbajë dhe ta vendosë në qendër të projektit për të ngritur lart klubin viol.
Dëshira e Kiezës është “e lyer” me ngjyrat bardhezi dhe këtu qëndron problemi i madh. Fiorentina ndodhet në Nju Xhersi për të kryer fazën pregatitore. E gjithë skuadra bashkë me drejtuesit e klubit sot kishin dalë të shijonin bukuritë e lumit Hudson me një varkë.
Mediet raportojnë se pas shëtitjes Kieza ka ndaluar për të biseduar me krerët e klubit, Xho Baron, Xhankarlo Antonjoni dhe drejtorin e ri teknik Dario Daineli. Pas bisedës ai është dukur i mërzitur dhe duket se do e ketë shumë të vështirë të kalojë në Torino këtë verë.