Fekir nuk mjafton, Betis tenton sulmuesin e Napolit

0

Betis nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi nga Sevija siguroi shërbimet e Nabil Fekir, duke paguar rreth 25 milionë euro në arkat e francezëve të Lionit.

Andaluzianët kanë ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe tani ka hedhur sytë nga Serie A, konkretisht te Napoli. Estadio Deportivo raporton se objektivi i Betis është Arkadush Milik.

Sulmuesi polak ka një kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe drejtuesit as që kanë ndërmend ta shesin. Klubi spanjoll akoma nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të 25-vjeçarit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.