Dinamo fitoi takimin miqësor me Burrelin, duke bindur me lojë dhe duke triumfuar 3-1. Të besuarit e Igli Allmuçës u treguan më superiore se kundërshtari dhe vetë trajneri ishte shumë i kënaqur pas ndeshjes.
Trajneri i kryeqytetasve vlerësoi lojën e mirë të skuadrës që u shpërblye me fitoren 3-1. Në fjalën e tij, kreu i pankinës dinamovite u shpreh: “Skuadra luajti mirë ndaj Burrelit, kryesisht në pjesën e dytë. Për mua rëndësi ka loja, harmonizimi i saj mbetet primar”, deklaroi Allmuça për “Sportekspres.com”.
Ndërsa Elvis Plori i Burrelit është i pakënaqur me skuadrën në tërësi: “Ndryshe nga miqësoret e tjera, sot me Dinamon skuadra nuk u shpreh mirë në lojë”. Takimi u mbyll me rezultatin 3-1 për Dinamon me golat e Marlind Nuriut, Rei Nuriut dhe Çelikut në pjesën e dytë. Golin për matjanet e shënoi Djepaxhia në pjesën e parë.
Miqësore, e shtunë 19 janar 2019, ora 13:00 (Pezë)
Dinamo – Burreli 3-1
Shënues: M. Nuriu 25′, R. Nuriu 70′, Çeliku 75′ / Djepaxhia 90′
Dinamo: Laço, M.Nuriu, Sheta, Shaba, Ilir Allmuca, R.Nuriu, Sefa, Vrapi, Topalli, Çema, Prendi
Burreli: Millosheviç, Ujka, Papleka, Dedgjonaj, Lekaj, Farruku, Stana, Hyseni, Djepaxhia, Levendi, Ajazi.
Takimi tjetër miqësore ishte ai midis Besës së Kavajës dhe kosovarëve të KF Ballkanit. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani nuk duket ende në formë optimale dhe pas humbjes me Tiranën, ka pësuar një tjetër disfatë. Skuadra kosovare e Ballkanit fitoi 2-1, ndërsa golin e vetëm për kavajasit e shënoi Onuh.
Miqësore – E shtunë, më 19 janar
Besa-Ballkani 1-2
Shënues: Onuh
Fitore sot ka marrë dhe skuadra e Turbinës, që ka mposhtur ekipin e Shkumbinit me rezultatin e pastër 2-0. Golat nga Sallaku dhe Gjeci vendosën këtë sfidë dhe cërrikasit morën një triumf bindës.
Miqësore, e shtunë, 19 janar 2019 Cërrik
Turbina – Shkumbini 2-0
Shënues: Sallaku, Gjeci