Takaj habitet me startin e Superiores: Shumë vonë, po në dimër ç’do ndodhë?

Fiksimi i datës zyrtare të nisjes së kampionatit, që starton më 9 shtator, është parë në mënyra të ndryshme nga klubet e Superiores. Te Skënderbeu e konsiderojnë të vonuar këtë datë dhe kanë arsyet e tyre. Presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, theksoi se gara duhet të nisë më shpejt: “Ne mendojmë se data 9 shtator është vonë për nisjen e kampionatit. Ka disa arsye. Jo vetëm se ndeshjet ngjishen në dimër, por më shumë për faktin se do të shkojë një periudhë shumë e gjatë pushimi për ekipet dhe futbollistët. Do të ishte mirë, që gara të niste më shpejt”, – u shpreh numri 1 i klubit korçar në lidhje me datën e nisjes së kampionatit.

TË HUAJT – Po dje, Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së vendosi të mos e ndryshojë numrin e futbollistëve të huaj në fushë. Kjo çështje është diskutuar shpesh dhe shumë klube kanë kërkuar që numri i të huajve në fushë të rritet. Për këtë temë presidenti Takaj ka këtë reagim: “Kjo është një çështje, që në fakt duhet diskutuar dhe vendosur në një tjetër moment. Ndoshta duhet vendosur në janar, sepse në këtë moment shumica e skuadrave, sidomos ato që luajnë në Europë, e kanë bërë merkaton e tyre dhe e kanë bërë në bazë të rregullit që ka qenë në fuqi, duke llogaritur se në fushë lejohen katër futbollistë të huaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online