Alarm tek kampionët, dëmtohen Karioka dhe Musolli

Moment i vështirë në kampin kuksian, pasi dy nga titullarët kryesorë të skuadrës janë dëmtuar. Zhan Karioka dhe Besar Musolli rrezikojnë ndeshjen e parë me Sherifin

Një lajm aspak pozitiv vjen nga Austria, ku Kukësi po zhvillon përgatitjet për debutimin në Champions. Dy nga lojtarët më të spikatur të Kukësit, të cilët janë projektuar titullarë të padiskutueshëm për përballjet me Sherifin e Tiraspolit, janë dëmtuar gjatë seancave të fundit stërvitore. Braziliani Zhan Karioka dhe kosovari Besar Musolli mund të humbasin ndeshjen e parë, të planifikuar për t’u zhvilluar në Moldavi në 12 korrik. Një situatë aspak e mirë për Kukësin, që duhet të rrijë në ankth, për të parë se si do të jetë gjendja e dy mesfushorëve. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se menjëherë pas mësimit të këtij lajmi, doktori i skuadrës Mel Ostreni do të udhëtojë menjëherë drejt Kaprunit, për të dhënë një ekzaminim më të detajuar dhe për të përcaktuar gjendjen e dy lojtarëve

Si Musolli, ashtu dhe Karioka, kanë qenë dy nga pikat më të forta të sezonit që lamë pas, duke qenë protagonistë absolut. Dëmtimi i tyre ka bërë jo pak me dhimbje koke trajnerin Gjoka dhe stafin e i tij që shpresojnë të mos ketë asgjë serioze dhe të dy futbollistët të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë në Champions.

Nëse do të ndodhte që lojtarët të mos riaftësoheshin në kohë, atëherë situata do të ndërlikohej ndjeshëm për stafin teknik. Lena, Kale dhe Imami do të mbesnin të afirmuar në këtë repart, pasi Zeqiri është ende larg formës fizike, ndërsa izraeliti Nasar ka vetëm 3 ditë që është bashkuar me skuadrën. Alarmante, por duhet pritur dhe fjala e fundit e doktorit të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online