Oduamadi: Muajt e fundit ishin më të tmerrshmit e jetës time

Namdi Oduamadi ka kaluar me sukses operacionin dhe vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”. Lojtari i ardhur me shumë bujë te ekipi i Tiranës në merkaton e verës u dëmtua në takimin me Laçin, duke thyer klavikulën e shpatullës.

29-vjeçari ka kaluar një moment të tmerrshëm, siç dhe ai vetë e thekson në postimin e tij, duke treguar se tani gjithçka po shkon drejt normaliteti dhe se gjërat kanë shkuar mirë falë zotit.

Lojtari anësor ka një kontratë që e mban te klubi kryeqytetas deri në fundin e edicionit të ardhshëm, por e sigurt është që Oduamadi nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e Tiranës deri në muajin mars, pasi dëmtimi i pësuar është mjaft i rëndë. E rëndësishme është që gjithçka ka shkuar mirë për lojtarin.

“Në jetë mund të përballemi me sfida, të cilat të vënë para dilemës nëse do mundesh që t’ia dalësh nesër. Muajt e fundit kanë qenë më të tmerrshmit të jetës time. Nuk do të mjaftojnë kurrë falënderimet për Zotin, për gjithçka ka bërë në jetën time. Kur mendoj për fjalët e mjekëve para operacionit tim, nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të falënderoj Zotin për jetën time…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online