Suso: “Ja pse Bilia është thelbësor për ne. Donaruma special”

Milani do të presë nesër në mbrëmje Kaljarin në “San Siro” dhe objektivi i vetëm i kuqezinjve është fitorja. Dy ekipet romane kanë siguruar tre pikët dhe tashmë ndodhen sipër ekipit të Gatuzos në renditje, kështu që Milani është gati të rikthehet te fitorja në kampionat pas dy ndeshjes.

Suso ka folur për Milan TV, duke e nisur me gjendjen e tij fizike dhe formën e ekipit. Spanjolli është i lumtur për rikthimin e Lukas Bilias, ndalet te Piatek dhe e mbyll me Xhixho Donarumën, i cili ndodhet në një formë fantastike.

FORMA  – “Përpara Krishtlindjeve isha më keq, ndërsa tani ndodhem në formë dhe nuk po ndjej dhimbje. Njerëzit menduan se do ta kishim të lehtë kundër Romës, pas fitores në Kupë me Napolin. Por nuk ishte kështu, sepse ata janë të fortë dhe kanë një trajner të madh. Edhe De Rosi, i cili nuk luante prej kohësh, zhvilloi një ndeshje të madhe. Ne luajtëm futbollin tonë, por këto lloj ndeshjes i humbnim në sezonin e kaluar.”

GATUZO – “Kanë ndryshuar shumë gjëra që kur Xhenaro është bërë trajneri ynë. Po kalojmë një moment të mirë, në renditje nuk jemi keq dhe duhet të vazhdojmë kështu. Por gjithçka ndryshon shpejt në futboll dhe mjaftojnë dy humbje që të rikthehen zërat e një tjetër viti skandaloz e gjëra të tilla. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje.”

BILIA-PIATEK – “Lukas është thelbësor për ne dhe është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Di të pozicionohet gjithmonë mirë dhe e dimë mirë se ku dhe kur mund ta gjejmë në fushë. Bilia na ndihmon shumë të gjithëve. Piatek? Ai bisedon me të gjithë dhe është një djalë simpatik. Po kalon një formë të mirë dhe duhet ta shfrytëzojmë.”

DONARUMA – “Ka nisur herët të luajë dhe kjo e bën special, pasi ka zhvilluar shumë ndeshje me Milanin. Absolutisht që është një nga portierët më të fortë, por duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të mos ndalet kurrë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online