VIDEO | Gol i pabesueshëm, M’Gladbah me një numër rekord pasimesh

Borusia Myshengladbah e ka humbur shkëlqimin e saj në vitet e fundit dhe është shkëputur nga elita e futbollit gjerman, por vazhdon të jetë një nga ekipet më të bukura për t’u ndjekur. Politika e klubit është të investohet te talentet dhe skuadra ka një moshë mesatare shumë të re.

Rezultatet këtë sezon kanë qenë shumë të ndryshme, pasi në disa ndeshje, Gladbahu ka treguar se është një skuadër shumë cilësore, ndërsa në disa takime tjera ka marrë rezultate shumë zhgënjyese. Një nga ndeshjet më të mira të Gladbahut këtë sezon ka qenë padiskutim ajo e Kupës së Gjermanisë përballë Shalkes, ku triumfuan 0-2 në transfertë.

Goli i dytë, i shënuar nga Neuhaus, ka qenë spektakël më vete. Gladbahu bëri plot 61 pasime për të shënuar këtë gol, duke treguar një cilësi të madhe skuadre. Të gjithë lojtarët e ekipit ishin në kontakt me topin, përveç sulmuesit Herman. Një gol me të vërtetë spektakolar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online