Vinsent Kompani zyrtarizoi sot largimin nga Mançester Siti, pas 11 vitesh. Ai do të rikthehet në Belgjikë dhe diçka të tillë e ka bërë me dije vetë me pjesën e dytë të letrës së hapur drejtuar tifozëve. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar për tre vite dhe do të jetë lojtar-trajner i skuadrës së Anderlehtit.
“Kjo mund të jetë një befasi për ju. Është vendimi më pasionant që kam marrë, por edhe më racionali që kam marrë ndonjëherë. Si një futbollist jam formuar dhe jam rritur tek Anderlehti. Që në moshën 6-vjeçarë kam qenë në atë klub. Një histori prej 34 titujsh kampion, nuk kanë të dytë”.
“Kam vendosur të marr përsipër sfidën si lojtar-trajner tek Anderlheti. Dua të ndaj njohiuritë e mia me brezat e ardhshëm. Me këtë dua të fus pak Mançester në zemër të Belgjikës. Nuk është një lamtumirë, është një shikohemi sërish”, shkruan mes të tjerash Kompani.