Juventusi po mendon t’i dhurojë Mauricio Sarrit një emër të madh të futbollit italian dhe atij botëror. Jo futbollist, por si ndihmës të tij në pankinë. Andrea Pirlo është ideja e fundit dhe bardhezinjtë dëshirojnë t’i ofrojnë rolin e zëvendës trajnerit.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Andrea Anjeli ka kontaktuar personalisht me ish-mesfushorin e madh. Dy janë opsionet që presidenti i Juves i ka paraqitur 40-vjeçarit: të punojë si ndihmës i Sarrit ose të marrë drejtimin e ekipit U23 të “Zonjës”.
Pirlo luajti për katër sezone në Torinon bardhezi pas largimit nga Milani. Tani mund të rikthehet përsëri, por kësaj herë gati për të nisur një karrierë të re, atë të trajnerit.