Superkupa vishet bardhezi, sa shumë polemika në finale

Juventusi është skuadra fituese e Supërkupës së Italisë. Në ndeshjen e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite, vendimtar ishte blerja rekord e klubit italian, Kristiano Ronaldo. Ndëkohë, pati dhe shumë polemika për gjykimin me të dyja palët që pretenduan për 11-metërsh. Me këtë trofe, “Zonja e Vjetër” parakalon Milanin, përsa i përket numrit të Superkupave me tetë trofe, ndaj shtatë të “djallit”, ndërsa zikaltrit mbajnë vendin e tretë me pesë trofe.

Pjesa e parë foli më shumë për Milanin. Çalhanoglu ishte pranë golit, por Shezni kreu detyrën, duke pritur një goditje të fuqishme të turkut. Duglas Kosta dhe Dibala ishin pranë golit për Juventusin, por goditjet e tyre përfunduan pak centimetra mbi tra.

Pjesa e dytë filloi me Milanin që pati një mundësi të shkëlqyer për gol. Kutrone përfiton nga një spastrim i gabuari i topit nga Pjaniç. Sulmuesi godet nga brenda zonës së rreptësisë, por topi ndalet nga traversa.

https://twitter.com/HACD_2013/status/1085609993330704384

Pak minuta më vonë, Juventusi pretendon për një penallti për një top të prekur me dorë, por gjyqtari vazhdon lojën. Sfida u zhbllokua në minutën e 61-të. Një harkim i Pjaniç gjen në Ronaldon, i cili devijon topin me kokë dhe mposht Donarumën.

Gatuzo fut në fushë Higuain dhe Borinin, por planet e trajnerit kalabrez prishen krejtësisht nga kartoni i kuq i Kesies. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, kryen një ndërhyrje me takë të ngritur ndaj Emre Çan dhe gjyqtari i takimit detyrohet të nxjerrë kartonin e kuq. Me Milanin e dorëzuar dhe Juventusin e kënaqur me rezultatin, pjesa e mbetur e lojës nuk pati raste për shënim.

https://twitter.com/AndreaAime9/status/1085614982929268743

Megjithatë një ndërhyrje e Emre Çan ndaj Kontit solli protesta të shumta nga stoli i Milanit që ishin të bindur se iu mohua një penallti e pastër, por arbitri i takimit nuk lejoi përdorimin e sistemit VAR.

https://twitter.com/MilanTalk1/status/1085625046087991297

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *