Superkupa e Spanjës ndizet pa nisur, Sevilja i shpall luftë federatës

Sot në mbrëmje, ora 21.00, Barcelona e Sevilja do të zbresin në fushë në Marok, për Superkupën e Spanjës. Është një trofe pa ndonjë rëndësi madhore, ndaj është vendosur që të luhet në Tanzher, duke prishur traditën.

Në finalen e Kupës Barcelona triumfoi lehtësisht në fund të sezonit të shkuar, ndaj Sevilja shpreson të marrë hak. Për Barcelonën Superkupa është kthyer në rutinë, por në dy sezonet e fundit e ka humbur, duke fituar për herë të fundit në vitin 2016 kundër Seviljes.

Në prag të sfidës së sotme situata është acaruar jo pak për shkak të vendimit të federatës spanjolle, që më një njoftim zyrtar ka deklaruar se Superkupa nuk është kompeticion zyrtar dhe për pasojë nuk ka asnjë limit për numrin e lojtarëve ekstrakomunitarë që mund të luajnë.

Barcelona ka 4 ekstrakomunitarë në këtë moment, me Malkom, Vidal, Artur Melo dhe Kutinjo, ndërsa në Spanjë lejohen të luajnë vetëm 3 ekstrakomunitarë njëherësh, ndaj Sevilja ka kërcënuar me ndjekjen e rrugëve ligjore nëse Barcelona luan me rezultatin ekstrakomunitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *