Lideri Martinez: Mund të isha i Atletikos, tek Interi i lumtur

0

Lautaro Martinez do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit këtë sezon. Argjentinasi, të cilit i është besuar numri 10, shënoi golin e fitores në miqësoren kundër Atletikos së Madridit, ndërkohë që mënyra e realizimit është një temë më vete.

Pas ndeshjes, për “RMC Sport” argjentinasi ka folur për mundësinë e kalimit te Atletiko, që e pranon: “Mund të ishit pjesë e Atletikos? U interesuan shumë klube për mua kur luaja për Rasing, Atletiko ishte një prej tyre. Por unë jam shumë i lumtur që jam këtu tek Interi”.

Nëse bën mirë tek Interi, me siguri Martinez do të ftohet edhe nga Argjentina. “Sigurisht që shpresoj, po punoj shumë për ta arritur. Është një objektiv që unë e kam thënë gjithmonë. Po përshtatem në mënyrë që të bëj gjithçka. Shpresoj të bëj mirë, fillimisht në fushë, por edhe jashtë saj”, ka deklaruar argjentinasi i Interit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.