Superkupa e Europës: Lopetegui premton ndeshje të madhe, Simeone nuk i druhet askujt

Debutimi i Julen Lopetegit në stolin e Realit në ndeshje zyrtare do të ndodhë larg Spanjës, sepse sot në Talin Reali do të luajë derbin kundër Atletiko. Në lojë është Superkupa e Europës, trofe që nuk ndryshon sezonin, por që vlen shumë, sidomos kur bëhet fjalë për derbi.

Para sfidës kundër Atletikos Lopetegi është shfaqur i qetë dhe plot besim: “Atletiko është skuadër e shkëlqyer dhe do na detyrojë të japim gjithçka. Pres një ndeshje mjaft të ekuilibruar dhe me tension, por jemi të vendosur për të luajtur një ndeshje të madhe. Ndjesitë janë pozitive dhe jemi gati”.

Barra e të qenit pasues i Zidan nuk e shqetëson Lopetegin: “Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme, nuk ka dyshime. Megjithatë, e shkuara nuk ka rëndësi dhe duhet të shohim përpara”.

Pa Ronaldon: “Por është Geret Bejl, lojtar i shkëlqyer dhe plot entuziazëm, jam i sigurt që do luajë një sezon të madh. Diskutimi vlen edhe për Benzemanë”.

SIMEONE – Nëse Lopetegi do debutim me trofe, Simeone synon një tjetër hap përpara për Atletikon e tij: “Tifozët presin gjithnjë e më shumë dhe është e drejtë, sepse procesi i rritjes kalon nga trofetë. Shumë lojtarë janë të lodhur nga Botërori, por jemi plot entuziazëm dhe gati, duam ta nisim me trofe”.

Si zakonisht, Simeone nuk ka frikë nga askush dhe beson te filozofia e Atletikos: “Nuk dua të flas për buxhete apo aftësi shpenzimesh në merkato. Them vetëm që nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt dhe kundër Realit do të vlejë dëshira për të fituar dhe luftuar. Me Lopetegin Reali do jetë një Real më i shpejtë dhe do të ushtrojë me shumë presing, por ne kemi besim te armët dhe loja jonë. Edhe Franca doli kampione bote me një sistem loje të ngjashëm me tonin”.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online